19 Qershor, 2019

Morena Taraku sapo bëri një ndryshim në look, nuk ka më flokë të zinj (FOTO)


Këngëtarja e njohur, Morena Taraku, ka vendosur që të ndryshojë look. Së fundmi, ajo është shfaqur me një tjetër ngjyrë të flokëve.

Morena është dalluar gjithnjë për flokët e saj të zi, por me ardhjen e sezonit veror, duket se ajo ka marrë vendimin që të bëjë ndryshimin në pamjen e saj.

Në një postim të bërë në “Instastory”, këngëtarja shfaqet me flokë ngjyrë çokollate dhe që i shkojnë.

© Panoramaplus.al