Vetëm pak ditë më parë, Morena Taraku publikoi këngën e saj më të re që mban titullin “Swag”. Sot ajo ka publikuar një video në “Instagram” ku shfaqet duke shijuar rrezet e diellit në pishinë dhe në sfond është kënga e saj.

Morena shfaqet mbi një komardare në formën e mjellmës, me të brendshme dhe pa reçipeta fare.

“Unë i kom, ti don m’i pas. Kam nevojë për urryes të rinj, të vjetrit më janë kthyer në fansa”, janë fjalët që këngëtarja ka zgjedhur që të shoqërojë videon e saj provokuese.
View this post on Instagram
UNE I KOM TI DON MI PAS ?? #SWAG Link on my bio ? ? #neednewhaterstheoldonesbecamemyfans??
Ndërkohë projekti i ri muzikor, flet për jetën e saj prej pasanikeje. Ajo është vlerësuar madje edhe nga këngëtari i famshëm, Jason Derulo, i cili i kishte komentuar Morenës në videon e saj.


