Modelja dhe këngëtarja e njohur Morena Taraku është mjaft aktive dhe e ndjekur nga publiku shqiptar në rrjetet sociale.
Ndonëse shpesh herë ndan me fansat foto nga përditshmëria, jetën e saj private Morena e len jashta kamerave dhe syrit të pyblikut.
Mirëpo postimet që ka bërë së fundmi në Instagram kanë ngritur aludimet e publikut se modelja ka gjetur njeriun e zemrës dhe së shpejti do të martohet.
Ajo ka ripostuar në InstaStory dy foto të cilat janë të realizuara me ‘inteligjencën artificiale’ ku kishte veshur një fustan të bardhë me vello të bardhë nusërie.
Mirëpo ajo çfarë ngriti aludimet e publikut që këngëtarja do të martohet ishte shkrimi i bërë krahas fotove ku në njërën nga ato ishte: “Nusja ime e bukur”, ndërsa në tjetrën: “Sa më shpejt të jetë e mundur”.

Megjithatë nuk dihet nëse Morena me të vërtetë ka gjetur dashurinë dhe do ta kurorëzojë me martesë apo ajo e ka veshur fustanin e nusërisë për të bërë foto si modele.

© Panoramaplus.al

