Ditën e sotme bashkëshorja e Ilir Shaqirit, Emanuela ka folur gjerë e gjatë rreth eksperiencës së tij në “Big Brother VIP” dhe ditët e para pas fitores. E ftuar në “Breaking”, ajo u ndal te marrëdhëniet e bashkëshortit të saj me banorët e tjerë, duke treguar se kush e ka zhgënjyer më shumë, por dhe se kë sheh më afër balerinit.

Emanuela tregoi se është zhgënjyer nga Monika, teksa u shpreh se mes miqve që Iliri do ketë edhe jashtë “Big Brother VIP” është edhe Einxhel pavarësisht debateve.
“Po, ndoshta prisja ndryshe nga Monika kishin një marrëdhënie të afërt, gazmore me lojra dhe shaka, ajo më ka zhgënjyer. Të tjerët jo, nuk e di por ajo do thosha. Sigurisht Sabiani, Arjola, Paloma, Meridiani, Arbri. Dhe Einxhell sepse është vajzë shumë e mirë, mund të ndodhë që në një situatë të vështirë thuhen disa gjëra por nuk i mbaj mëri, çdokush ka bërë rrugëtimin e saj.”- tha ajo.
Kujtojmë se me të dyja Iliri ka patur debate të ashpëra. Me Monikën ai kishte fillimisht një raport shumë të mirë që u thye papritur rrugës. Ndonëse debatonin ashpër në Prime, gjatë javës ata nuk i kursenin batutat dhe ironitë.
E kundërta ndodhi me Einxhel me të cilën Iliri fillimisht kishte një raport të tensionuar. Debate mes tyre arriti kulmin kur Einxhel i përmendi tradhëtin që i ka bërë gruas, teksa Iliri i tha se do ta masakrojë dhe e quajti ordinere. Megjithatë me kalimin e kohës ata i rregulluan marrëdhëniet.
Emanuela po ashtu tregoi se pasi fitoi Iliri po përpiqej të gjente Emily në studio, por ajo nuk mundi të ishte pranë tij sepse ishte infektuar me Covid-19. Duke folur për planet e të ardhmes, aktorja tregoi se do i pëlqente shumë të jetonte në Shqipëri.
© Panoramaplus.al

