Monika Lubonja ka treguar se është ndarë nga bashkëshorti në një kohë kur divorci ishte ende tabu në shoqërinë shqiptare. Aktorja në atë kohë ishte nënë e një vajze, Teas.

Gjatë bisedave me banorët e tjerë në shtëpinë e “Big Brother VIP”, Monika ka zbuluar gjithashtu se gjyqi i ndarjes dhe ai i kujdestarisë për vajzën i ka zgjatur plot dhjetë vite, por në fund arriti që ta merrte Tean.
Ditën e djeshme, këngëtarja u pyet nga Arditi nëse mendon të ketë një partner në të ardhmen në jetën e saj.
“Ti mendon që unë mund të martohem? Unë mund të gjej një njeri dhe të rri me një njeri, por jo të martohem,”- iu përgjigj Lubonja.
Më pas, artistja zbuloi se vite më parë është ndaluar nga patrulla e Policisë, sepse po ecte në rrugë e dehur.
“Dhe një herë që më kapën, o Zot, sa keq më kanë kapur atë ditë! Unë nuk pi kurrë në jetën time! Kurrë! Isha jo tapë, po super tapë. Mirë që kisha pirë, por nuk e di pse kisha ngrënë qepë, hudhra, raki… një lloj përzierje erërash. Ishte ora nja pesë e mëngjesit dhe më ka dalë makina e Policisë. Isha në këmbë. Tapë! Nuk di si kam ec!”,- tregoi Monika.
© Panoramaplus.al
