26 Shkurt, 2020

Multimilioneri i modës nën akuza për trafikim seksual dhe shfrytëzim të fëmijëve, FBI bastis zyrat e multimilionerit në kërkim të ..


Agjentët amerikanë kanë bastisur zyrat e Peter Nygard në Manhattan si pjesë e një hetimi për trafik seksual.

FBI dhe policia e New York ekzekutuan udhërin e kërkimit të martën në kërkim të provave ndaj tij.

Batisja vjen pas akuzave me të cilat 77-vjeçari u përball. Nygard akuzohet për sulm seksual dhe trafikim nga 10 gra e vajza.

Pretendimet ndaj tij u shfaqën në fillim të këtij muaji. Por multimilioneri i mohoi akuzat ndaj tij.

Ai ka qenë subjekt i hetimit për shfrytëzim të fëmijëve nga policia e New York dhe FBI për 5 muajt e fundit.

Nygard gjithashtu ka qenë subjekt hetimi nga FBI për trafik seksual në vitet 2015 dhe 2017.

Një zëdhënës i Nygard tha se shefi ekzekutiv, i cili zotëron markat Nygard International, mirëpriti hetimin federal dhe pret që emri i tij të pastrohet.

“Ai nuk është akuzuar dhe po bashkëpunon me hetuesit”– tha zëdhënësi.

Nygard vlerësohet se ka një pasuri prej 700 milionë dollarësh.

Markat në pronësi të kompanisë së tij janë Bianca Nygard, Tan Jay, ALIA dhe SLIMS.

© Panoramaplus.al