5 Gusht, 2022

Momenti që nuk u pa gjatë performancës së Dua Lipës në “Sunny Hill”, kush është fansja fatlume të cilës këngëtarja me famë botërore e dedikoi një këngë (VIDEO)


Mbrëmja e djeshme shënoi nisjen e festivalit “Sunny Hill” ku këngëtarja me famë botërore Dua Lipa elektrizoi atmosferën në skenën e improvizuar në Parkun e Gërmisë.

Ajo do të jetë një natë e paharrueshme për të pranishmit në koncert, veçanërisht për një fanse të Dua Lipës.

Në një video që po bëhet virale në TikTok, fansja ka publikuar një pjesë të performancës së Dua Lipës. E veçanta e videos është se këngën të cilën po këndonte, këngëtarja ia dedikoi pikërisht asaj fanseje.

“Duhet të them, ndihem sikur unë dhe ti kemi një moment, ti më shikoje mua unë të shikoja ty. Ne po i këndonim njëra-tjetrës… Do të ta dedikoj këtë këngë ty”– u shpreh ylli me famë botërore para se të nisë të këndojë duke parë drejt fanses.

Kjo e fundit (në TikTok identifikohet me emrin Alma) krahas videos ka shkruar: “Dua Lipa duke më dedikuar një këngë mua më bën gruan më lumtur të Tokë. Le të themi se po vdisja hihihi.”

@xalma.ks13 Let’s just say i was completely dying hihi #sunnyhillfestival2022 #sunnyhill #prishtina #DuaLipa@Dua Lipa ♬ original sound – Alma?

Dua Lipa performoi mbrëmë para publikut shqiptar në Prishtinë për herë të parë pas disa vitesh dhe e gjitha ishte thjesht një performancë magjike.

Sikurse kishte bërë me dije Dua u ngjit në skenën e ‘Sunny Hill Festival’ në natën e parë të organizimit të tij. Ajo performoi disa nga këngët e saj më të suksesshme të albumit ‘Future Nostalgia’ që i dha asaj një çmim ‘Grammy’ vitin e kaluar dhe jo vetëm. Ndër këngët që Dua performoi ishin: New rules, Levitating, Don’t start now, Break my heart, apo Be The One.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by PANORAMA PLUS (@panorama.plus)

Performanca e saj u shoqërua edhe nga një trup balerinash që e ndezën më shumë atmosferën. Teksa Dua u bë një me to, duke vërtetuar edhe një herë se sa performuese e mirë është.

Ndërkohë, kujtojmë se ‘Sunny Hill’ do realizohet edhe në vendin tonë në datat 26,27,28 gusht. Deri tani nuk janë zbuluar ende emrat e artistëve që do performojën në Tiranë, por shpresojmë që Dua të performojë edhe këtu.

 

© Panoramaplus.al