
U deshën 4 vite që Xhensila Myrtezaj të ndante me të gjithë videon e momentit kur mori për herë të parë në krah të bijën.
Ajka feston sot ditëlindjen dhe në këtë të veçantë për familjen e tyre, këngëtarja ka publikuar në Instagram një video ku shihet pak minuta pasi ka sjellë në jetë vajzën e saj. Në momentin që mjekët i çojnë të voglën te koka, Ajka pushon së qari dhe Xhensila shpërthen në lot. Një moment shumë emocionues. Krah saj Xhensila ka shkruar:
“12 Korrik/2018 Momenti ku e ndjeva ekzistencën e Zotit si kurrë më parë. E ndjej akoma aromën e Parajsës që solle tek unë, e ngrohtesinë tek faqja, që më ngrohu zemrën përjetësisht. Shtëpi e shpirtit tim je ti. Tretem për ty. Sytë e mi, vena ime kryesore, ajri im. Gëzuar ditëlindjen dashuri hyjnore.”
View this post on Instagram
Në këtë ditë të veçantë nuk ka munguar një urim mjaft i ndjerë as nga aktori i humorit në rrjetet sociale. Teksa ka ndarë një foto të Ajkës me ndjekësit e saj, Besi shkruan se vitet fluturojnë dhe këtë e kupton vetëm kur bëhesh me fëmijë.
“Lulja ime e shpirtit, urime 4-vjetorin. Njeriu nuk e kupton kurrë që vitet fluturojnë, përveçse tek fëmija e tij. Janë pak 4 vite, por mbase edhe shumë. Fli sonte në paqe! E shenjta e shtrenjta ime Ajka. Gjumi yt i bardhë si lulet e kumbullës! Frymëmarrja jote sikur fryma e Zotit në trupin e krijuar, jetë jetë jetë. Sjellja në jetë e një jetë (fëmije) sillka me vete edhe jetë të tjera, për mua, për nënën tënde, për ata që dinë të duan dhe duan të të duan. Gjumi yt trëndafil lëshon aromën e frymëmarrjes tënde. Dhe s’di ç’të bej me gjumin tënd, përveç se jam ulur dhe të lutem si në një vend të shenjtë. U rritsh e lumtur, me Zotin bariun tënd, gjumin ta mbroj unë! Edhe ëndrra me engjëj pafsh! Të dua me fuqinë e 1000 diejve!”– shkruan ai në dedikimin e tij.
© Panoramaplus.al
View this post on Instagram

