Pasi i dha fund martesës 16-vjeçare, duket se Arbana Osmani e ka rigjetur lumturinë në krahët e një personi shumë të veçantë për të. Bëhet fjalë për djalin e saj 4-vjeçar.

Arbana ka postuar një ditë më parë një foto në “Instastory”, ku dallohet profili i të birit, Jon, i cili po i dhuron një tulipan.

“Tulipan nga i dashuri im”, shkruan moderatorja e dashur për publikun shqiptar në imazhin e ëmbël.

Ndërkohë kujtojmë se pak kohë pas ndarjes nga bashkëshorti, Arbana u përfol se po përjeton një histori të re dashurie me regjisorin e emisionit “Dua të të bëj të lumtur” Eduart Grishaj.


