Viola Spiro është një nga femrat e showbiz-it shqiptar më të komentuara dhe më të ndjekura në rrjetet sociale.
Së fundmi Viola prezanton emisionin “Sport Plus” dhe është e vetmja femër në staf. Për këtë arsye djemtë e punës i kanë bërë ditën e djeshme një surprizë me rastin e festës së 8 Marsit.

Moderatorja është surprizuar me një video ku ajo shfaqej me disa momente pikante të saj.
Djemtë kishin mbledhur momentet më epike të Violës në prapaskenat e xhirimeve, duke krijuar një video me shkrimin “Gëzuar 8 Marsin e vetmja femër në stafin e ‘Sport Plus”.
Ndërkohë Viola këtë video e ka publikuar në “Instastory” ku shkruan: “Faleminderit “Sport Plus” për surprizën”.


