Disa ditë më parë, bashkëshorti i këngëtares së njohur Rezarta Shkurta, Ermal Hoxha u lirua nga burgu. Këtë lajm e ndau vetë Rezarta me të gjithë ndjekësit në profilin e “Instagram”-it, duke publikuar një video të ëmbël të Ermalit me vajzën e tyre.

Ndërsa së fundmi ajo ka publikuar një tjetër video ku shfaqet e lumtur në makinë krah Ermalit. Teksa ai i jep makinës, këngëtarja i ka kapur atij dorën dhe ja puth, ndërkohë që këndon për të tekstin e këngës ‘Çelësi i zemrës’ të Xhensila Myrtezajt.


Panorama Plus
© Panoramaplus.al
