21 Qershor, 2022

Momente paniku! Avioni privat i Neymar detyrohet të bëjë ulje emergjente


Avioni privat i sulmuesit të PSG-së, Neymar, u detyrua të bënte një ulje emergjente. Mësohet se avioni i ylli brazilian po udhëtonte nga Barbados në atdheun e tij. Nuk dihet nëse ylli brazilian ishte në bord në momentin e incidentit.

neymar2

Megjithatë, Neymar kishte publikuar një foto së bashku me motrën e tij nga një aeroport.

Mësohet se pas uljes emergjente, avioni i futbollistit më të shtrenjtë në botë është ulur i sigurt në verilindje të Brazilit.

neymar

Neymar, Rafaella dhe e dashura e tij, Bruna Biancardi shijuan rrezet e diellit në fillim të kësaj jave në një plazh në Miami.

Neymar ka shpenzuar më parë 10.8 milionë paund për të blerë avionin Embraer Legacy 450, edhe pse nuk dihet nëse është ky mjeti i tij fluturues i përfshirë në incident. Lojtari i PSG-së zotëron edhe një helikopter.

nemyar

© Panoramaplus.al