Rrëzimet dhe incidentet në këtë “Big Brother VIP” kanë qenë të shumta. Disa me pasoja të rënda, sida më të lehta, ashtu si në jetën reale banorët nuk kanë shpetuar nga këto situata.

Më poshtë po ju kujtojmë disa prej skenave më virale e njëjkohësisht të dhimbshme.
- Einxhel
Sigurisht që rrëzimi i Einxhel është jo vetëm më i zhurmshmi por edhe më seriozi. Teksa po luante me Ilirin në shtëpi me një pupë, pak javë para finales moderatorja u rrëzuar dhe lëndoi krahun. Ajo u detyrua të linte shtëpinë për t’iu nënshtruar një operacioni dhe për tu rikthyer sërish. Me ilaçe e hekur në krah, Einxhel shkoi deri në finale.
- Iliri
Incidentet e Ilirit në shtëpinë më të famshme në Shqipëri numërohen me gishtat e dorës. E njëri prej tyre është edhe ai ku teksa po performonte në oboor, balerini pengohet. Ai rrëzohet nga një shkallë dhe bie në tokë, por fatmirësisht pa asnjë dëmtim.
- Fifi
Një nga videot më virale të këtij edicioni është rrëzimi i Fifit. Teksa po vraponte në drejtim të Viganit, i cili sapo i ishte bashkuar shtëpisë, Fifi pengohet dhe rrëzohet në tokë. Por, ajo e kamufloi shumë mirë situatën dhe u ngrit menjëherë sikur most ë kishte ndodhur asgjë.
- Beniada
Edhe Beniada nuk ka kaluar pa një incident. Ajo po luante me Donaldin në tualet kur u kap prej tij pas një fashoje. Mirëpo, modelja nuk e ruajti dot ekuilibrin dhe na ne tokë, ku mori edhe disa shenja por nuk pati asnjë dëmtim serioz.

