19 Qershor, 2022

Moment i sikletshëm për Nevina Shtyllën, moderatorja rrëzohet gjatë emisionit


Nevina Shtylla është përballur sot me një moment të sikletshëm që e ka kaluar me shumë sportivitet.

Prezantueses i ka ndodhur një incident teksa ishte duke zhvilluar një lojë në rubrikën “Dielli apo Hëna”, kur në një moment u rrëzua në tokë. Kjo solli të qeshura në studio duke përfshirë edhe vetë moderatoren e cila fatmirësisht nuk ka pësuar asnjë lëndim serioz.

Teksa sot ka shkaktuar të qeshura, një javë më parë, ajo i përloti të gjithë. Gjatë rubrikës “Just dance” që ajo moderon një konkurrent u përlot duke falenderuar të motrën për mbështetjen. Ai u shpreh se ajo punon me të gjithë natën dhe ditën vijnë në emision duke u shprehur mirënjohës. Ky moment kaq i ëmbël ka prekur edhe Nevinën e cila zbuloi se vëllai i saj nuk jeton në Shqipëri. Me lot në sy ajo tha: “Unë vëllain e kam larg, çfarë mund të them. E puth shumë!”, duke i dërguar një puthje nga ekrani. Teksa juria vazhdonte komentet për konkurrentët, Nevina vazhdoi të ishte me lot në sy duke thënë me shaka se do ‘3 orë të marrë veten’.

Nevina njihet për natyrën e saj hermetike megjithatë,  nuk u shpëton dot pyetjeve që i bëhen nëpër intervista. Vetëm pak javë më parë Nevina foli si rrallëherë për të dashurin e saj. Moderatorja tha se është e ëmbël dhe e dedikuar por një nga gjërat më të këqija është se ndonjëherë bëhet ’grindavece’. Sa i përket planeve për dasmë tha se nuk mendon se do bëjë një të tillë sepse i mungon dedikimi për organizimin e saj.

 “Në dashuri jam shumë e ëmbël shumë e mirë. Një gjë të keqe që kam është se jam ndonjëherë më shumë gridavece seç duhet. Më fiksohet ndonjë gjë dhe nuk ndalem më. Por më bie nervi shumë shpejt. Mirë jam në kohën time dhe e qetë. Më pëlqen dasmë në vetvete dhe të jem me njerëzit e mirë, se zakonisht jemi me njerëz të ndryshëm dhe humbasim kohë me njerëz të tjerë.

Sensi i të festuarit me të afërmit më pëlqen. Por më mungon sensi i të organizuarit dhe nuk e di a do bëj ndonjëherë dasmë. Në sfilata kam veshur disa herë vello por gjithsesi ndjesia është e ndryshme nga veshja në pasarela dhe të qenurit nuse.”- tha ajo.

Moderatorja është në romancë prej disa vitesh me një djalë me profesion jurist i quajtur Arbër. Dyshja nuk kanë dalë asnjëherë publikisht së bashku, duke e mbajtur romancën e tyre në fshehtësi të plotë. Megjithatë, nuk iu kanë shpëtuar mediave që i kanë zbuluar. Ndonëse nuk publikon foto me Arbrin, Nevina nuk e ka fshehur faktin që është në lidhje dhe shumë e dashuruar.

© Panoramaplus.al