9 Shtator, 2019

Mohon publikisht origjinën e saj shqiptare, fansat zhgënjehen nga Dua Lipa


Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa, ka publikuar ditën e sotme një video të promos së saj për fushatën më të re të YSL.

Por këngëtarja me origjinë shqiptare ka zhgënjyer fansat e saj, pasi për herë të parë mohon origjinën e saj.

Nëpërmjet një videoje ku tregon disa nga momentet e jetës së saj, në sfond dëgjohet zëri i këngëtares teksa thotë: “Përshëndetje! Unë jam Dua Lipa, këngëtare dhe tekst shkruese nga Londra”.

Kjo gjë nuk u ka pëlqyer aspak fansave të saj shqiptarë, të cilët kanë reaguar menjëherë duke komentuar në postimin e Dua-s.

Ndjekësit i shkruajnë se ajo është nga Kosova dhe Londra është vendi ku është rritur.

© Panoramaplus.al