25 Janar, 2019

Moderatorja shqiptare rrëzohet keq gjatë intervistës, publikon videon që do ju bëjë të qeshni


Moderatorja e njohur Brunilda Lahe ka vendosur që me ndjekësit në “Instagram”, të ndajë një video që tregon prapaskenat gjatë xhirimeve të emisionit të saj.

Ajo ka qenë duke intervistuar eksploruesen e majave të maleve, kur ka patur një incident të vogël në dëborë që shkaktoi mjaft të qeshura.

Teksa po ecnin në natyrë, moderatorja ka rrëshqitur dhe është rrëzuar keqazi.


“Në “My Living” zgjidhet gjithçka me shumë përkujdesje për tu prezantuar për publikun, me shumë respekt ndaj çdo minute televizive pooor në terren jo gjithçka shkon mbarë. Post produksioni është magji! Me @kacelius eksploruesen e majave të maleve, prapaskenat gjatë intervistës ishin këto. Uroj të shkaktojë sado pak humor kjo video”, shkruan moderatorja bashkëngjitur me videon.

“Bruna alpinistja” mban titullin videoja komike që moderatorja e njohur ka vendosur që ta ndajë me të gjithë ne në “Instagram”.

Panorama Plus

© Panoramaplus.al