Moderatorja e njohur Anjeza Maja ka qenë së fundmi e ftuar në emisionin “You & Me” në “Radio NRG”.
Anjeza është mjaft diskrete për jetën e saj private dhe asnjëherë nuk është dëgjuar ndonjëherë për ndonjë lidhje të saj.

Por gjatë kësaj interviste, ajo ka folur për jetën private dhe është pyetur nga moderatorja se kur e ka dhënë puthjen e fundit.
“Nuk e mbaj mend, kam shumë kohë pa dhënë puthje tani që mu kujtua. Unë s’kam dhënë kurrë një puthje dashurie”, ka thënë ajo, duke habitur me përgjigjen e saj.
Anjeza ka rrëfyer se është single, pasi për momentin ka një krizë meshkujsh sepse ajo ende nuk ka mundur të gjej një mashkull që të jetë në nivelin e saj.
“Do të doja të kisha në krahë një mashkull që është në nivelet apo punën që bëj unë. Ndoshta janë në një fazë që po realizohen, por nuk është se ka shumë meshkuj në qarkullim. Unë besoj tek dashuria dhe mund të mos jetë ai që kam projektuar në mendjen time personi që do krijoj një marrëdhënie, pra mjafton që të bie në dashuri”, ka thënë moderatorja, e cila pas largimit nga “Top Channel” ka filluar punë të re në stafin e kryeministrit Edi Rama.



