Është konfirmuar tashmë që Bora Zemani nuk do të jetë më nën drejtimin e emisionit të dashurisë “Për’puthen”, pasi moderatorja këtë vit do të vijë në një format tjetër.

Që pasi Bora konfirmoi përmes një videoje në Instagram se do të moderojë “Dancing Ëith the Stars”, në rrjet janë përfolur shumë emra për moderimin e “Për’puthen.”
Së fundmi një ndjekës ka pyetur edhe moderatoren Fjoralba Ponari në lidhje me programin e dashurisë.
“A do të jesh ti nën drejtimin e Për’puthen këtë sezon?”– shkruan ndjekësi. Moderatorja është treguar e prerë në përgjigjen e saj duke mos lënë vend për dyshime. Ajo e postoi pyetjen e ndjekësit duke shkruar “JO.”

Pati zëra edhe se Elita Rudi do moderojë ‘Për’puthen’ por diçka e tillë u hodh poshtë nga ajo, pasi tha se nuk mund ta bëjë një sakrificë të tillë dhe të lejë Kosovën për tu zhvendosur në Tiranë.
“Ka patur shumë thashetheme. Por, vendimi im është marrë dhe unë do qëndroj në Kosovë. Për mua është shumë e rëndësishme familja, kështu që këtu do qëndrojë.”- tha Elita.

Ndërkohë është konfirmuar tashmë kalimi i Ori Nebiajt te “Përputhen”, që vitin e ardhshëm do të vijë tërësisht i ndryshuar si format.
“Kjo verë është shumë intensive për mua dhe fokusi mbetet Pushime On Top. Nje gjë është e sigurtë që sezoni i ri në Top Chennel do të ketë shumë risi dhe ndryshime dhe për mua.”- shprehu ajo pak kohë më parë në një intervistë për “Panorama Plus.”


