Prej disa kohësh, moderatorja e njohur Fjoralba Ponari kishte njoftuar se në janar do të rikthehej në ekran me një super format të ri.

Së fundmi ajo ka zbuluar se emisioni i ri që do të sjellë do të jetë nam. Nëpërmjet postimeve në “Instastory”, Fjoralba tha se programi do të ketë fëmijë, showbiz të sikletshëm, lojëra mes personazhesh dhe gjithashtu muzikë.

Ndërkohë moderatorja ka vendosur të ndajë me ndjekësit në llogarinë e saj në “Instagram” më tepër detaje nga programi që pritet të nisë shumë shpejt transmetimin.

Ajo ka publikuar një video ku shfaqet mes fëmijëve të vegjël të cilët e kanë rrethuar dhe e pushtojnë me përqafime, të cilat moderatorja i pret plot dashuri.
View this post on Instagram
Nje copez nga dashuria qe une marr nga keta femije ? ♥️… se shpejti ne @topchannelalbania
“Një copëz nga dashuria që unë marr nga këta fëmijë”, shkruan Fjoralba bashkëngjitur videos së ëmbël ku po punon me fëmijët.

Panorama Plus
© Panoramaplus.al
