11 Mars, 2019

Moderatorja e njohur thumbon Bietën? Ja si reagon Sulo: Duan sherr aty ku nuk ka!


Një ditë më parë, moderatorja e njohur Ori Nebijaj bëri një postim disi dyshues në lidhje me një deklaratë të Bieta Sulos në emisionin “Dua të të bëj të lumtur”.

Bieta ishte e ftuar të shtunën për të surprizuar partnerin e saj, gazetarin e njohur Alban Dudushi.

Teksa bëri 5 kritika për atë, Sulo u shpreh se shpeshherë ka mospajtime mes saj dhe Albanit, kjo edhe për shkak edhe të brezave të ndryshëm.

“Jeni brez m… thotë Albani, e mbush gojën kur vjen puna te ne me prefiks 2, meqë Albani është me prefiks 3 dhe ka gjithmonë këto përplasjet”, u shpreh Bieta e cila më parë zbuloi që kishte nisur në “Top Channel” në prapaskenat e “Top Show” 14 vite më parë si 20-vjeçare.

Pas këtyre fjalëve të Biertës, Ori ka bërë një postim në “Instastory” ku shkruan: “Domethënë sot mësuam që 14+20= (nuk bëjnë 34)”.

Mediat menjëherë e interpretuan këtë status si një thumbim i Nebijajt për Sulon. Kjo e fundit ka vendosur që të reagojë rreth këtyre lajmeve.

Nëpërmjet një postimi në “Instastory”, Bieta u shpreh se nuk ka pasur asnjë lapsus, por ishte një batutë për të treguar se pavarësisht moshës, janë të rinj.

“Ohooo tjetër histori kjo. Nuk të ndihmon aritmetika për të kapur lajme. Nuk kishte asnjë lapsus, por ishte një batutë për të treguar që pavarësisht moshës jemi të rinj. Edhe nuk e kuptoj pse patjetër duan të gjejnë sherr aty ku nuk ka”, shkruan moderatorja.

© Panoramaplus.al