17 Korrik, 2019

Moderatorja e njohur publikon foton e nxehtë me bikini, zbulon se sot ka ditëlindjen: Kam lindur…


Moderatorja e njohur, Albana Osmani, feston sot ditëlindjen. Për këtë ditë të veçantë, ajo ka vendosur që ta “djegë” rrjetin me një fotografi ku ka pozuar me bikini.

“Kam lindur në ditën më të nxehtë të vitit, 17 korrik. S’kam ç’bëj. Vajza e ditëlindjes”, shkruan Albana krahas fotos së publikuar në “Instastory”, ku shfaqet me rroba banje.

Kujtojmë se moderatorja ka lindur më 17 korrik të vitit 1980 dhe ditën e sotme mbush plot 39-vjeç. Por duket sikur koha ka ndaluar për Albanën, e cila në çdo dalje publike shfaqet në super formë dhe e kuruar në çdo detaj.

Ndërkohë së fundmi, ajo ka qenë në qendër të vëmendjes, për shkak të largimit nga “Top Channel”, aty ku kishte 15 vite që punonte. Albana ka zbuluar se tani është duke shqyrtuar disa projekte të reja të cilat do ta sjellin sërish në ekran.

© Panoramaplus.al