Reperi i dashur për publikun shqiptar, Capital T, ka qenë sot i ftuar në emisionin “Wake up”, ku ka folur për koncertin e tij që do të mbajë më 19 shtator në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë.

Gjatë bisedës në studio, moderatorja e emisionit, Ori Nebijaj, nisi të komplimentonte këngëtarin për anët e tij pozitive, duke e pyetur troç edhe nëse është single.

“Tani unë nuk e di, unë jam kështu, e skuqur. Po edhe i talentuar, po edhe i bukur, po edhe i mirë, po edhe modest, po edhe human. Ç’a të them!”, thotë Ori për Capita T.
View this post on Instagram
“Çfarë ndodh me jetën tënde?”- e pyet Isli këngëtarin, ndërsa Ori ndërhyn: “Ore beqar je? Jo thashë ta kryjm’ kështu shpejt e shpejt, ta marr me vete në shtëpi”. Pas kësaj të gjithë nisën duke qeshur.

