21 Dhjetor, 2018

Moderatorja e njohur kujton fëmijërinë: Futa gjelin në dollap që mos përfundonte në pjatë


Moderatorja e njohur Dojna Mema është bërë paksa nostalgjike, teksa po pret që të festojë festata e fundvitit. Së fundmi ajo ka publikuar disa fotografi nga fëmijëria të bëra pikërisht gjatë kësaj periudhe festash.

Dojna ka vendosur që të ndajë me ndjekësit e saj disa kujtime vërtet të këndshme.

Në një foto, moderatorja shfaqet pranë pemës së zbukuruar, e rrethuar me arushët e saj. Ndërsa në një tjetër, ajo ka pozuar me gjelin e detit, ku tregon sesi një fund dhjetori e fshehu gjelin në dollap që të mos përfundonte në pjatë.

“Këtë gjelin e futa në dollap që të mos e gjenin se e dija që do të përfundonte në pjatë”, shkruan ajo në një foto në publikuar në “Instastory”.

Gjithashtu Dojna zbulon dashurinë e madhe për kafshët dhe faktin që nuk mund të mbante në shtëpi një të tillë. Madje ajo ka treguar sesi ua merrte borxh të tjerëve një qen për 10 minuta dhe e mbante në tualet.

Panorama Plus

© Panoramaplus.al