13 Prill, 2019

Moderatori shqiptar emocionoi me dedikimin për bashkëshorten: Për gruan e jetës sime…


Ai është një nga moderatorët më të dashur nga publiku shqiptar. Bëhet fjalë për Labinot Gashin, i cili pëlqehet gjithnjë për spontanitetin dhe profesionalizmin që e karakterizon.

Gashi është mjaft aktiv në profilin e tij në “Instagram”, ku numëron një numër të madh ndjekësish, me të cilët ndan momente nga përditshmëria e tij.

Labinoti së fundmi ka publikuar një fotografi me bashkëshorten e tij, të cilës i ka bërë një urim mjaft të ndjerë me rastin e ditëlindjes së saj.


“Për gruan e jetës sime: uroj ta dish se sa jam i lumtur që jemi bashkë, dhe bashkë krijuam familjen tonë. Jeta ka mjaft ditë të bukura dhe jo shumë të mira, ne kemi zgjedhur që me dashurinë e zemrave tona t’i kalojmë bashkë t’gjitha momentet e jetës, dhe ky bashkim më bën mua burrë të mirë për një grua kaq të mirë sa ti je. Urime mami i Rroas. Të dua! Gëzuar ditëlindjen!”- shkruan Labinoti krah fotos, ku shfaqet i kapur për dore me Qendresa Bajramin.

Vitin e kaluar, moderatori i njohur dhe bashkëshortja e tij u bënë prindër për herë të parë.

© Panoramaplus.al