Moderatori i njohur nga Kosova, Labinot Gashi është bërë baba për herë të parë. Lajmin e gëzueshëm e ka bërë të ditur vetë ai nëpërmjet një fotografie të publikuar në “Instagram”.

Labi duket më i lumtur se kurrë që ka marrë titullin “baba”. Në foton e publikuar në rrjetet sociale, ai shfaqet duke puthur vajzën e vogël, ndërsa nuk mungojnë edhe fjalët prekëse për të voglën e tij.

“Çfarë emocionesh e gëzime t’papërshkrume kemi sot, Qëndresa dhe unë. Erdhi ajo që na e dha titullin Prindër, nga sot në mesditë.
Takimin e parë e kisha menduar shumë, ama asnjëherë nuk m’shkoj mendja që mund të jetë kaq i fortë e emocional… Për pak kohë të mbajta në krahë dhe morra dashurinë më të madhe të kësaj bote.
Engjull, mirë se erdhe në tokë. Sa me fat jemi që u takuam. Unë mezi s’po pres me e kalu jetën bashkë. Faleminderit Zot!”, shkruan Labinot Gashi bashkëngjitur me foton.

Ndërkohë në shtator të vitit 2017ai i dha fund beqarisë duke u martuar me Qëndresën.

Panorama Plus
© Panoramaplus.al
