4 Mars, 2019

Moderatori i njohur i publikun foton e vjetër, Xhemi Shehu e “kërcënon”: Do të djeg…


Mbrëmjen e djeshme ka nisur sezoni i ri i spektaklit të humorit “Portokalli”.

Moderatorja e njohur Xhemi Shehu tregoi se kishte nisur përgatitjet për mbrëmjen e së dielës, që në orët e para të pasdites.

E teksa miqtë e saj e uronin për fillimin e sezonit të ri, moderatori i njohur Isli Islami gjeti një mënyrë më të veçantë për t’i uruar fat.

Ai kishte kërkuar në arkivën e tij dhe kishte gjetur një foto të vjetër të Xhemit. “Xhemi Shehu digj mandatin, kaq po të them”, shkruante Isli në foton e postuar në “Instastory”.

“Do të djeg arkivën tënde më mirë Isli Islami”, i përgjigjet Xhemi teksa publikon foton e vjetër në profilin e saj në “Instagram”.

Panorama Plus

© Panoramaplus.al