26 Qershor, 2019

Modelja shqiptare zgjohet mes trëndafilash, por ja çfarë fshihet pas kësaj foto të bukur


Modelja e njohur shqiptare, Emina Cunmulaj, është një nga ato personazhe që nuk nguron asnjëherë që të tregojë jetën e saj në rrjetet sociale.

Emina publikon foto e video të ndryshme nga përditshmëria e saj, dhe jo gjithmonë shfaqet e kuruar në çdo detaj. Ajo nuk e ka problem që të postojë imazhe të saj pa make-up apo e veshur thjeshtë.

Gjithashtu modelja ka bërë publike edhe dy vajzat e saj, Ella dhe Mia. Ndërsa së fundmi, Emina ka publikuar një fotografi ku bën një krahasim të jetës së saj në “Instagram” dhe jetës reale ku shfaqet e rrethuar nga trëndafila të kuq.

“Jeta reale dhe ajo e Instagram-it”, shkruan modelja, ku në pjesën e parë të fotos ajo tregon se si vajzat e saj luajnë me trëndafilat. Ndërsa në pjesën e dytë ajo tregon jetën ‘perfekte’ të “Instagram”-it, një vajzë të ëmbël që zgjohet në mesin e trëndafilave.

© Panoramaplus.al