Dorina Gegici është një tjetër shqiptare që po arrin sukses në tregun ndërkombëtar.

Modelja ka sfiluar në pasarelat botërore për markën e famshme të rrobave Philipp Plein, i stilistit me të njëjtin emër.
Ishte vetë modelja që bëri të ditur lajmin me anë të postimeve në rrjetet sociale.

Ajo shihet në pasarelë duke prezantuar koleksionin “Vjeshtë/Dimër 2020-‘21” në Milano.
Dorina shkëlqeu në pasarelë ndërsa duket se do arrijë sukses të madh në fushën e modelingut.

Philipp Plein përzgjodhi shqiptaren mes shumë modeleve të tjera në garë për të qenë pjesë e sfilatës së stilistit.


