15 Dhjetor, 2018

Modelja shqiptare nderohet me çmimin e rëndësishëm në eventin e madh: Çfarë nderi…


Modelja e famshme Emina Çunmulaj ishte mbrëmë e pranishme në eventin madhështor “ODA”.

Ajo kishte ardhur enkas nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të përfaqësuar shqiptarët e Malit të Zi në këtë event.

Gjatë mbrëmjes së djeshme, Emina gjithashtu u vlerësua më një çmim mirënjohje nga ministri i Turizmit, Blendi Klosi.

Ka qenë vetë modelja ajo që e ka bërë të ditur këtë lajm, nëpërmjet një postimi në profilin e saj në “Instagram”. Ajo shprehet se është shumë e nderuar që është vlerësuar nga Shqipëria.


“Çfarë nderi të jesh e vlerësuar nga vendi i bukur i Shqipërisë…  Faleminderit Ministrit të Turizmit z. Blendi Klosi dhe Pallatit Presidencial për këtë nder” shkruan Emina në postimin e saj në “Instagram”.

 

View this post on Instagram

 

Visiting Albania ?? #Albania #Tirana

A post shared by eminacunmulaj (@eminacunmulaj) on


Panorama Plus

© Panoramaplus.al