Modelja e njohur shqiptare, Emina Cunmulaj, duket se është gati për t’u bërë nënë për herë të tretë.

Emina ka dy vajza, por ditën e sotme i ka bërë publikisht një kërkesë bashkëshortit të saj, që të bëjnë edhe një fëmijë tjetër.

Teksa sot festojnë përvjetorin e katërt të martesës, modelja u shpreh dëshirën që të bën sërish prindër.

“Dashuria ime, gëzuar përvjetorin. 4 vjet dhe 2 bebe të bukura. Jeta është e bukur. Psssstttt le ta bëjmë një tjetër”, shkruan Emina krahas fotove të dasmës që ka publikuar në profilin e saj në “Instagram”.


