6 Shtator, 2022

Modelja shqiptare i tërheq vëmendjen Tyga-s, reperi shpreh hapur pëlqimin me veprimin e tij


Reperi i njohur Tyga duket se ka një simpati të madhe për vajzat shqiptare… Epo të paktën kështu na lë ai të kuptojmë!

Së fundmi reperi ka publikuar në InstaStory video të fansave që publikojnë video duke vendosur në sfond këngën e tij dhe mes tyre reperit duket se i ka rënë në sy modelja e njohur shqiptare, Anisa Mukaj.

Ai ripostoi videon e modeles ku shfaqej para pasqyrës e veshur me bikini të kuqe, ku nxjerr në pah format e saj perfekte trupore.

Mirëpo përveç kësaj, duket se Tyga e ka pëlqyer goxha Anisën dhe e ka shtuar bukuroshen në listën e tij të ndjekësve në Instagram.

Kjo nuk është hera e parë që reperit ti bien në sy vajzat tona shqiptare, rikujtojmë se rreth dy vite më parë, reperi i bëri reply në Instagram këngëtares shqiptare Rina Balaj duke i dërguar disa emoji me flakë në foton që ajo e kishte publikuar. Ndërsa reperja ja ktheu përgjigjen me një video të parnterit të saj aso kohe Sin Boy i cili hfaqet duke hapur një gropë, duke kërcënuar se do ta fusë aty Tyga-n!

© Panoramaplus.al