14 Nëntor, 2022

Modelja shqiptare habit me deklaratën e saj: Njëri më ofroi pasurinë e tij për një natë me mua


Modelja Erjola Doçi, gjatë një interviste ka thënë  se harxhon 5 mijë euro në muaj.

Ajo tha se vetëm për kremëra për trurin harxhon 2 mijë euro në muaj, mbi 5 mijë euro ne muaj harxhoj. 1 për ushqime, 2 për kremëra dhe të tjera…”, tha Erjola.

Ndër të tjera, ajo ka thënë se një mashkull ka dashur t’i jepte gjithë pasurinë, vetëm për të kaluar një natë me të. E pyetur nëse është e virgjër, ajo ka ironizuar meshkujt shqiptarë. “Ku e doni të virgjër”, tha ajo?

A ka marrë kërcënime për deklaratat e saj, se “malësorët janë njerëz të trashë”, ajo tha se “me malësorët e mi jam mësuar tashmë”.

Në “Kepin e Tundimeve” ishin Atdhe Xheravina dhe Erjola Doci, të cilët  kanë krijuar dyshime se mund të jenë në një lidhje, mes dyshes nuk kanë munguar ngacmimet dhe flirtimet gjatë reality-showt. Në një nga skenat më virale në rrjetet sociale, Atdheu ka ndihmuar Erjolën të zhvishet, teksa më pas ka nuhatur rrobat e saj. “Kur bëhet fjalë për gocat e kolme, sidomos për Erjolën…ka gjithë atë trup!”, është shprehur ai.

Nga ana tjetër Erjola ka thënë: “Ishte hera e parë që e shihja Atdheun në një situatë jashtë punës. Mendoj se mund të kalojmë mirë dhe ai i bëri ca hapa drejt meje.” Por, si qëndron e vërteta e lidhjes së tyre?  Në një lojë në “E diell” ajo zbuloi se nuk janë në lidhje teksa i bëri atij një rreng, ajo i tha se ka një pëlqim për të dhe e ftoi në takim. “Atdhe  si je? Më ka marrë malli shumë dhe doja të thoja se dua të vazhdojmë atë që lamë përgjysmë te Kepi!”- i tha ajo.

Në një lidhje? Erjola Doci i dërgon mesazhin romantik Atdhe Xharavinës

© Panoramaplus.al