30 Maj, 2019

Modelja shqiptare dhe e bija thyejnë ligjin në Mal të Zi: Mos i trego babit (FOTO)


Modelja e njohur shqiptare, Emina Çunmulaj, prej disa ditësh ndodhet në Mal të Zi, nga ku ka origjinën. Ajo publikon herë pas here foto e video të ndryshme, ku u tregon ndjekësve të saj sesi është të jetosh aty.

Së fundmi, Emina publikoi në “Instastory” një video ku e ka vendosur vajzën e saj 3 vjeçe, Ella Faria, në prehër teksa nget makinën.

Ella duket mjaft e lumtur pasi mami po i mëson për herë të parë që të ngasë. Ndërkohë Emina teksa filmon këtë moment shprehet: “Mos i trego babit. Këtë gjë mund ta bëjmë këtu në Mal të Zi”.

Emina ka marrë me vete edhe vajzën e vogël, Mia Soraya, e cila para pak ditësh festoi ditëlindjen e saj të parë.

© Panoramaplus.al