Prej kohësh po përflitet për një lidhje dashurie mes reperit të njohur Feri me modelen Arbenita Ismajli, të cilët ende nuk kanë dalë publikisht bashkë.

Lidhja e tyre u vërtetua nëpërmjet rrjeteve sociale, ku herë pas here komentojnë me fjalë të ëmbla në fotografitë e njëri-tjetrit.

Madje edhe së fundmi dyshja nuk ka ngurruar të tregojë në “Instagram” dashurinë që kanë për njëri-tjetrin.
Modelja bukuroshe ka postuar në profilin e “Instagram”-it foto e video me fustanin e nusërisë, ku mes shumë komenteve nga fansat e saj që e komplimentojnë, vihet re edhe ajo e reperit.

“Princesha ime”, i shkruan Fero, ndërsa Arbenita i përgjigjet me emoji-t e disa zemrave.
Ndërkohë çifti po përjeton një lidhje në distancë, pasi Ismajli jeton në Londër dhe reperi në Kosovë.
Panorama Plus

