Pas deklaratës së bujshme se donte një burrë shqiptar, modelja e njohur Lorena Haliti, u bë menjëherë kryefjalë e mediave rozë.

Madje gjatë intervistës tek “E Dielli”, ajo u shpreh se i ka mësuar të gjitha traditat shqiptare, madje di të bëjë edhe pite.

“Shqiptar tërësisht! Po traditat shqiptare i kam mësuar. Për shembull çajin di ta bëj, tani kam mësuar të bëj edhe piten, edhe enët di me i la. S’ka lidhje nëse je modele a jo, rëndësi ka si të ka rritur familja, kulturën edhe traditën e shqiptarëve nuk e harroj dhe nuk e lëshoj”, tha Lorena.

E pas kësaj deklarate që u bë shumë shpejt virale, modelja seksi ka edhe një tjetër lajm për fansat e saj të shumtë. Lorena është pjesë e klipit më të ri të reperit të njohur, Ledri Vula.

Sipas postimeve të reperit dhe modeles, klipi pritet që të publikohet sot në orën 12:00.


