Këtë sezon, aktorja, prezantuesja dhe modelja e njohur Benedetta Mazza pritet të jetë një tifoze më shumë për Parmën.

Gjatë një interviste për miedat lokale, bukuroshja italiane është shprehur se do të jetë më pranë klubit verdheblu.

“Jam një fanse e futbollit dhe natyrisht tifoze e Parmës. Angazhimet profesionale nuk më kanë mundësuar të shoh shumë ndeshje, por këtë sezon do të jem më shpesh në shkallët e stadiumit”, tha Mazza e cila ka lindur dhe është rritur në Parma.


