Modelja e njohur, Vildane Zeneli, e ka pranuar publikisht se është penduar për një ndërhyrje që ka bërë disa vite më parë.
Teksa ishte e ftuar në “Nd’rrimi i natës”, ajo u bë pjesë e disa rubrikave argëtuese, e ku gjithashtu iu bënë pyetje rreth jetës profesionale dhe asaj private.

Gjatë intervistës, Vildane e pranoi se ka bërë ndërhyrje estetike në buzë, por tashmë ajo është penduar për këtë veprim.
“I bëra prej qejfit. Po palidhje shumë, i kam rënë pishman dhe tani dua t’i heq”, u shpreh modelja, e cila ndërhyrjen estetike e ka bërë në kohën kur ato u përhapën shumë dhe thuajse të gjitha të famshmet u ‘gënjyen’ për ta provuar.


