Leonardo DiCaprio do bëhet baba dhe është martuar me Camila Morrone në një ceremoni të fshehtë?

Këto janë pikërisht thashethemet e fundit të përhapura në mediat e huaja rozë.
Revista OK! shkroi se 45-vjeçari dhe e dashura e tij 23 vite më e vogël po përgatiten të kalojnë jetën e tyre së bashku dhe po planifikojnë të kenë një familje.
Sipas revistës Leonardo është kokë e këmbë i dashuruar me 22-vjeçaren, e cila është mbesa e Al Pacino dhe se ajo e ka ndryshuar aktorin për mirë.
Dicaprio gjithmonë shfaqet në evente të rëndësishme nën shoqërinë e modeles. Madje ai e mori me vete edhe në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Oscar.
“Leo dhe Camila u martuan fshehurazi pak para Oscar. Ata janë përpjekur ta mbajnë të fshehtë këtë lajm. Por çifti ua tha të gjithëve pas festës së Oscar dhe ata i përgëzuan për vendimin e marrë,”– tha një burim.
Por deri tani çifti vetë nuk ka reaguar në lidhje me lajmet për martesën e tyre.
Camila është vetëm 22 vjeçe dhe ka një karrierë të suksesshme si modele dhe aktore.


