2 Korrik, 2022

Modelja festë intime me miqtë, pa partner në krah/ Adrola Dushi feston 29-vjetorin “single”


Adrola Dushi ka festuar ditëlindjen e saj të 29-të. Modelja ka zgjedhur që këtë vit të bëjë një festë të vogël mes miqve dhe familjarëve të afërm. 

Ndonëse në mediat tona është ndër emrat më të përfolur, duket se ky përvjetor e ka gjetur “single”. Nga aq sa kemi mundur të mësojmë, Adrola nuk ka pasur një partner në krah në momentin e festës, duke rrëzuar kështu të gjitha zërat që flasin për një lidhje të sajën me reperin Capital T.

Gjithnjë hermetike sa i përket jetës private, ajo zgjodhi mos të reagojë në lidhje me këto lajme, duke vijuar karrierën e saj në SHBA, por edhe këtu. Ndërkohë që festa ka bërë bashkë miqtë e saj, qirinjtë Adrola i ka fryrë krejt e vetme.

E pyetur vetëm pak kohë më parë nëse është në një lidhje me Capital T, Adrola Dushi u përgjigj se është në një lidhje shumë të ngushtë me veten, duke mos dhënë më tepër detaje. A je në një lidhje me këngëtarin Capital T, ishte pyetja që iu bë modeles, e cila përgënjeshtroi zërat për një raport. “Unë jam në lidhje me veten dhe jam shumë e lumtur”, u shpreh bukuroshja.

© Panoramaplus.al