Modelja e njohur e “Plus Size”,Ashley Graham, ka sjellë në jetë djemtë e saj binjakë. Modelja 34-vjeçare zbuloi se ka lindur në shtëpi të premten në mëngjes dhe të porsalindurit janë të dy ‘të lumtur dhe të shëndetshëm’.
Vetëm disa orë më parë ajo kishte ndarë një post me fansat e saj në “Instagram” dhe ishte mrekulluar me ‘qëndrimin e zgjatur’ të foshnjave pasi arritën javën e 40 të shtatzënisë.
Ashley nuk i ka zbuluar ende emrat e djemve të saj dhe u tha fansave se tani do të merrte kohë për t’u ‘shëruar’ dhe për ta kaluar me familjen e saj. Ylli dhe bashkëshorti ,Justin Ervin, tashmë kanë një djalë, Isaac, i cili ka lindur më 18 janar të 2020.
Ajo shkroi të premten: “Justin dhe unë jemi kaq të emocionuar t’ju tregojmë që djemtë tanë të vegjël kanë ardhur në jetë. Ata kanë lindur herët këtë mëngjes në shtëpi dhe janë të lumtur dhe të shëndetshëm”.
“Po marr pak kohë për t’u shëruar dhe për të qëndruar me burrin tim dhe tre djemtë, por mezi pres të ndaj më shumë me ju të gjithë. Shumë dashuri, AG“- ka përfunduar modelja.
Modelja e kopertinës së “Sports Illustrated Swimsuit Issue” njoftoi shtatzëninë e saj në korrik dhe zbuloi në shtator se ishte në pritje të dy djemve binjakë.
Para se të mbetej përsëri shtatzënë, Ashley ishte shprehur në një intervistë se sa entuziaste ishte për zgjerimin e familjes së saj.
Ajo zbuloi në fillim të këtij viti se donte një tjetër fëmijë dhe tha se “do të mbetej shtatzënë menjëherë nëse do të mundte”.
Ashley njoftoi shtatzëninë e saj të dytë në korrik me një foto që na la gojëhapur, ndërsa pozonte në një fushë të gjelbërt dhe kishte të veshur një këmishë të bardhë.


