3 Gusht, 2019

Modelja e famshme martohet për herë të dytë me të dashurin 17 vite më të vogël (FOTO)


Pas shkëmbyen premtimet në shkurt të këtij viti, Haidi Klum dhe Tom Kaulitz vendosën që të bënin një tjetër ceremoni dasme.

46-vjeçarja dhe 29-vjeçari u martuan për herë të dytë në një jaht luksoz në Capri, shkruan mediat e huaja, gjashtë muaj pas ceremonisë së fshehtë në Los Angeles.

Nga fotot e publikuara nga mediat e huaja, modelja e famshme shfaqet e veshur një fustan të bardhë nusërie, teksa pranë saj qëndronte Tom Kaulitz, i veshur me një xhaketë jeshile dhe pantallona të bardha.

Ndërkohë pranë çiftit qëndronin edhe katër fëmijët e Heidit, Helene, 15 vjeç, Henry, 14 vjeç, Johan, 12 vjeç dhe Lou, 9 vjeç.

46-vjeçarja dhe partneri i saj 17 vite më i vogël, u panë për herë të parë së bashku si çift në publik në eventin ‘amFAR Gala’, vitin e kaluar.

© Panoramaplus.al