23 Korrik, 2020

“Mjerë njerëzit që janë pranë meje”- U bë nënë për herë të parë, Olta Boka tregon sa posesive është pas lindjes


Këngëtarja Olta Boka u bë nënë për herë të parë një javë më parë.

Ajo mirëpriti në jetën vajzën, Gaia, me bashkëshortin Iv Rrokaj.

Por me ardhjen ne jetë të vogëlushes, Olta Boka ka zbuluar disa tipare tek vetja që nuk e dinte se i kishte.

Në një postim në Instagram, këngëtarja shprehet se nuk e dinte që ishte “posesive” protektive ndaj foshnjës së saj dhe “mjerë” njerëzit që i ndodhen afër.

“Nuk e dija që isha kaq “posesive” protektive! Mjerë njerëzit që janë afër meje këtë periudhë,”- shkroi Olta Boka.

Këngëtarja e mbajti shtatzëninë të fshehtë deri në muajin e 9-të. Pasi lajmet filluan të qarkullonin në mediat rozë, ajo i konfirmoi me anë të disa fotove nga babyshower që organizoi për foshnjën e saj.

/Panoramaplus.al

© Panoramaplus.al