Një gruaja ukrainase që humbi një sy gjatë bombardimeve bëhet imazh për kopertinën e ‘Playboy’

Irina Belotserkovets, u sulmua vetëm tre ditë pas fillimit të një pushtimi të plotë rus të Ukrainës.
Bashkëshorti i kësaj gruaje është ndihmës i kryebashkiakut të Kievit, Vitali Klitschko,
Gruaja në fjalë pozoi me një maskë sysh dhe bikini metalike.
Nëna e tre fëmijëve ishte duke shëtitur me makinë me fëmijët e saj nëpër një lagje në Ukrainë kur makina e saj u godit nga disa plumba.
Duke folur për Playboy për jetën pas sulmit, ajo tha: “Mjekët në Ukrainë thanë se ndoshta do të vdisja. Nuk isha dakord.”
Modelja dhe prezantuesja televizive u detyrua t’i nënshtrohej një operacioni të vështirë në një spital në Berlin dhe që atëherë është bërë një simbol i rezistencës në Ukrainë.
Gjatë operacionit, zonja Bilotserkovets humbi një sy dhe mbeti me një nofull të thyer dhe plagë të konsiderueshme në trupin e saj.
“Nuk ishte fjala për të ruajtur bukurinë time, ishte një çështje nëse do të jetoja apo jo.”-shprehet ajo
Zonja Bilotserkovets u shfaq në kopertinën e Playboy si pjesë e artikullit me titull “Gratë qëndrojnë të forta”, i cili ka në fokus rezistencën e grave ukrainase që janë plagosur gjatë luftës, por që nuk e kanë humbur etjen e tyre për jetë.
Duke folur për plagët e marra në sulm, ajo tha:
“Qepje, plagë, plagë gjithandej .Unë isha thjesht përbindëshi i Frankenshtajnit. Më ishte copëtuar nofulla, si një thupër. Unë nuk kam më një fytyrë të bukur, por pjesa tjetër e trupit tim është e bukur.”-përfundon ajo
© Panoramaplus.alUkrainian woman who lost an eye during the shelling got on the cover of Playboy
Model Irina Belotserkovets came under fire just three days after the start of a full-scale Russian invasion of Ukraine, but despite all the tests, she became the face of the magazine. pic.twitter.com/VGmBJB4vbZ
— Oriannalyla (@Lyla_lilas) August 7, 2023

