8 Shtator, 2022

Mjekët të shqetësuar për shëndetin e saj, Mbretëresha Elizabeth nën mbikëqyrjen e bluzave të bardha një ditë pasi emëroi Kryeministren e re


Mbretëresha Elizabeth është nën mbikëqyrjen stafit mjekësor në Balmoral pasi shqetësimëve për shëndetin e saj.

elizabeth

Buckingham Palace njoftoi në një deklaratë se: “Mjekët e Mbretëreshës janë të shqetësuar për shëndetin e Madhërisë së Saj dhe kanë rekomanduar që ajo të mbetet nën mbikëqyrjen mjekësore.”

Mësohet se rrethi i ngushtë familjar i Mbretëreshës është informuar. Princi i Uellsit dhe Dukesha e Cornëall kanë udhëtuar në Balmoral, njoftoi Clarence House.

Lajmi vjen pasi 96 vjeçe, u tërhoq nga Këshilli Privy të mërkurën, pasi mjekët e këshilluan të pushonte.

Kryeministrja Liz Truss tha se “i gjithë vendi është i shqetësuar” nga lajmet. Mbretëresha emëroi Truss si kryeministre në Balmoral të martën, pasi s’mund të udhëtonte dot për në Londër.

© Panoramaplus.al