17 Prill, 2020

Miti se të mbron nga koronavirusi/ Paralajmëron OBSH: Alkooli rrit shanset për t’u infektuar, konsumi i lartë në Europë rrezik për më shumë viktima


Pirja e alkoolit mund të rrisë shanset për t’u infektuar me koronavirusin vdekjeprurës, paralajmëron OBSH.

Organizata Botërore e Shëndetit rekomandoi kufizimin e konsumit të alkoolit gjatë pandemisë së koronavirusit, pasi mund të shkaktojë “cenueshmëri shëndetësore, sjellje të marrjes së rrezikut, çështje të shëndetit mendor dhe dhunë”.

Capture

Sipas raportit të OBSH-së, botuar dje: “Alkooli komprometon sistemin imunitar të trupit dhe rrit rrezikun e rezultateve të pafavorshme shëndetësore.

“Prandaj, njerëzit duhet të minimizojnë konsumin e tyre të alkoolit në çdo kohë, dhe veçanërisht gjatë pandemisë Covid-19”.

Autoriteti paralajmëron njerëzit të mos e besojnë mitin se pirja mund të mbrojë njerëzit nga koronavirus – përkundrazi, ai mund t’i bëjë njerëzit më të prekshëm ndaj tij.

Menaxheri i Programit të OBSH për Alkoolin dhe Drogat e Paligjshme, Carina Ferreira-Borges, tha që konsumi i lartë i alkoolit në Evropë mund të rrezikojë për më “shumë viktima”.

© Panoramaplus.al