8 Janar, 2020

Mister/ Askush nuk e vuri re, djali 10-vjeçar gjendet i vdekur në pajisjen e uljes së avionit pas 6 orësh fluturim


Një fëmijë dhjetëvjeçar është gjetur i vdekur brenda pajisjes së uljes së avionit në një aeroport në Paris.

Raportohet se fëmijë nuk kishte biletë për të udhëtuar me Air France nga Abidjan në Bregun e Fildishtë për në Francë.

Avioni, një Boeing 777, u ul në Paris rreth orës 17:00 të së pasdites së të martës dhe stafi i aeroportit bëri menjëherë zbulimin tronditës.

Sipas raportimeve fëmija është djalë. Air France tha se ka nisur një hetim mbi vdekjen e 10-vjeçarit.

“Air France konfirmon se trupi i pajetë i një fëmije u zbulua në ingranazhin e uljes së avionit në fluturimin nga Abidjan (ABJ) me Paris-Charles de Gaulle më 7 janar 2020,”- tha kompania ajrore.

Udhëtimi nga Abidjan, një qytet i madh urban në Afrikën perëndimore, deri në Paris zgjat rreth gjashtë orë.

Ndërsa mbetet mister sesi djali ka arritur të hipë në pajisjen e uljes së avionit dhe si ka vdekur.

 

© Panoramaplus.al