26 Shkurt, 2019

Mirupafshim Selena Gomez! Ja cila femër i rrëmbeu fronin në “Instagram”


Selena Gomez nuk është më femra më e ndjekur në rrjetin social “Instagram”. Vendin e saj e ka zënë një tjetër këngëtare.

Ajo është Ariana Grande e cila ka plot 146.258.213 ndjekës, ndërsa Gomez 146.257.849, pra mbi 300 profile më shumë që e ndjekin.

Ndërkohë kujtojmë se Gomez ishte më e ndjekura në rrjetin social deri në fund të tetorit të kaluar, kur futbollisti i njohur Cristiano Ronaldo i mori fronin.

Portugezi është ende një nga personat më të ndjekur në “Instagram”, me 155 milionë ndjekës.

© Panoramaplus.al