10 Nëntor, 2018

Miriami na emocionoi me dedikimin për Albanin: Ti je frymëzimi im i përjetshëm (VIDEO)


Këngëtarja e dashur për publikun shqiptar, Miriam Cani ka publikuar një ditë më parë këngën e saj më të re. “Në parajsë” titullohet kënga që shoqërohet edhe me një klip shumë të veçantë buzë një liqeni.

Ndërkohë në videoklip Miriami shkëlqen e veshur me një fustan të bardhë. Këngëtarja ka falenderuar përmes një postimi në profilin e saj në “Instagram” të gjithë bashkëpunëtorët që punuan për këtë produksion muzikor.

“Faleminderit @kledibahiti për kompozimin e kësaj kënge që më bëri për vete që në momentin e parë kur e dëgjova. Je super artist dhe mbi të gjitha super njeri dhe mik”, shkruan Miriami.

E pasi falenderoi kuratorët e imazhit si dhe pjesën tjetër të stafit realizues, këngëtarja kishte zgjedhur t’i dedikonte disa fjalë të ëmbla edhe partnerit të saj, Alban Skënderaj, i cili ka shkruar edhe tekstin e këngës.

 

View this post on Instagram

 

Dua te falenderoj ata qe ben te mundur qe ky projekt te realizohej. Faleminderit @kledibahiti per kompozimin e kesaj kenge qe me beri per vete qe ne momentin e pare kur e degjova. Je super artist dhe mbi te gjitha super njeri dhe mik ❣️ Faleminderit @talelliproduction per perkushtimin, dashurine dhe profesionalizmin tuaj. Me keni bere te ndihem ne duar te sigurta ne çdo detaj? Faleminderit per kurimin e imazhit tim @miranda_dupi . Ti je gjithmone prane meje❣️Faleminderit @frederikaartimartesor dhe @makeupbysuela . Ishte si gjithmone kenaqesi e madhe te punonim bashke? Faleminderit @astravelclub per mbeshtetjen dhe besimin tek une. Last but not least, faleminderit @albanskenderaj per keto vargje kaq romantike ❤️ Ti je frymezimi im i perjetshem dhe forca ime me e madhe. Enjoy?

A post shared by Miriam Cani (@miriamcani) on

“I fundit por jo më pak i rëndësishmi, faleminderit Alban Skënderaj për këto vargje kaq romantike. Ti je frymëzimi im i përjetshëm dhe forca ime më e madhe”, shkruan Miriam Cani në postimin e saj në “Instagram”.

Panorama Plus

© Panoramaplus.al