30 Maj, 2019

Miriami feston ditëlindjen, Albani ka urimin e veçantë për bashkëshorten: Dashuria për ty… (FOTO)


Në familjen e çiftit të njohur, Alban Skënderaj dhe Miriam Cani, sot ka festë, pasi këngëtarja ka ditëlindjen. E në këtë ditë të veçantë për Miriamin nuk mund të mungonte urimi i bashkëshortit të saj.

Kantautori i njohur ka postuar në profilin e tij në “Instagram” një foto ku shfaqet së bashku me Canin të përqafuar, teksa ai e puth në ballë.

“Cdo fjale me shume do ishte e tepert. Dashuria per ty nuk pershkruhet dot me fjale. Gezuar ditelindjen bashkeshortja ime ❤️”, është urimi i veçantë që Albani ka për të dashurën e zemrës.

Kujtojmë se dy këngëtarët e njohur janë martuar më 7 maj të këtij viti në fshehtësi të plotë, dhe vetëm pak ditë më parë ata publikuan fotot e dasmës në ishullin e pabanuar.

Ndërkohë Albani dhe Miriami kanë zbuluar më herët se ditën e sotme pritet që të publikohet edhe kënga e tyre më e re me titull “Duamë”.

© Panoramaplus.al