Këngët e tij kanë emocionuar dhe i kanë bërë për vete të gjithë. Këngëtari i hiteve, Alban Skënderaj do të mbajë për të gjithë adhuruesit e tij, një koncert recital në datat 27 dhe 28 shtator në ‘Amfiteatrin e Tiranës’.

Në këtë koncert i cili mban emrin ‘Nën Yjet e Tiranës’, adhuruesit e tij do të dëgjojnë hitet e këngëtarit ndër vite.
Pak orë përpara koncertit, bashkëshortja e tij, këngëtarja Miriam Cani i bën një dedikim emocionues.
“Sot dhe nesër dielli dhe yjet do të ndriçojnë vetëm për ty. Suksese dashuria ime”, shkruan Miriam përkrah fotos së publikuar në “Instagram”.



